‘Sofia’ e ‘mbytë’ me një koment Ermal Fejzullahun (Foto)

Këngëtari Ermal Fejzullahu në llogarinë në Instagram sot ka hedhur një foto të tij.

ShowBiz

22/09/2017 15:01

Por, kjo foto është e veçantë, pasi u realizua në vitin 2008, shkruan lajmi.net

Në këtë imazh ka qenë një Ermal krejt ‘ndryshe’ pasi atëbotë kishte shumë më pak kile se sa ka sot.

Ndryshimi i tij i ka zgjuar vëmendje komedianit Adnan Blaku, i njohur për rolin e ‘Sofisë’ në emisionin ‘Odeon’.

Ai në foton e Ermalit ka komentuar se ai në këtë foto ka qenë numër S, numër ky i njohur për rrobat dhe është më i vogli nga të gjitha numrat.

Vetëm njerëzit me peshë të vogël siç kishte Ermali dikur përdorin numër të tillë në veshje./Lajmi.net/

screenshot_1