Sodë bikarbone e vaj ulliri për lëkurë të shkëlqyer

Shumica e njerëzve nuk kursejnë aspak për kujdesin e lëkurës psasi ne të gjithë duam më të mirën që mund të arrijmë kur bëhet fjalë për pamjen tonë të jashtme.

Lifestyle

16/10/2017 18:59

Sidoqoftë, ndonjëherë tretmanet më të mira mund të gjenden në natyrë, qoftë ato kundër akneve, shenjave ose rrudhave.

Më poshtë do të gjeni një recetë të tillë natyrale e cila mund t’ju ndihmojë me shenjat, skuqjen e lëkurës, rrudhat dhe aknet dhe krejt këto pa ndonjë efekt anësor të padëshiruar, transmeton Klan Kosova.

Për ta përgatitur këtë tretman natyral ju duhen vetëm dy përbërës – vaj ulliri dhe sodë bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës.

Të dy përbërësit janë shumë të mirë për lëkurën tuaj pasi mund t’i japin një shkëlqim të jashtëzakonshëm.

Soda bikarbone ka aftësi që të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe të eliminojë shenjat e akneve nga fytyra ndërsa vaji i ullirit ka veti anti-inflamatore, antioksiduese, qetësuese dhe hidratuese duke bërë kështu lëkurën tuaj shumë të butë.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe t’ju kushtojë pothuajse asgjë, prandaj pse nuk e provoni dhe shihni vetë.

Përbërësit:

Sodë bikarbone (sodë buke)
Vaj ulliri

Mënyra e përgatitjes:

Merrni një enë të vogël dhe përzieni vajin e ullirit dhe sodën bikarbone derisa të krijohet një masë homogjene.

Vendoseni në zonat e fytyrës që janë problematike për ju dhe lëreni të qëndrojë për 5 deir 10 minuta, më pas shpëlani me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë tretman çdo ditë derisa të keni rezultatet e dëshiruara.

Në pak javë, do të bindeni edhe vetë se kjo maskë bën mrekulli pasi do të keni lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim.