Sociologu Fadil Maloku nuk e sheh tragjike martesën e dy fëmijëve

Dy fëmijë, djali 14 vjeçar dhe vajza 13 vjeçare janë martuar dhe kanë bërë dasmë, në Malishevë, e sociologu Fadil Maloku thotë kjo nuk duhet të shihet si tragjike.

Lajme

20/09/2016 14:28

Për lajmi.net thotë se kjo i duket morbile sepse me Ligj është e sanksionuar martesa në moshë të hershme, por sipas tij, ka raste të tilla edhe vendet e perëndimit dhe nuk duhet të mirën shumë tragjike, nëse është një marrëveshje një kontratë ndërmjet dy familjeve.

“Kjo dëshmon se ne jemi një shoqëri anomike, nuk i respektojmë ligjet por i respektojmë do ligje tona kanunore që janë absurde, që të ndodh një martesë e një 14 vjeçarit me 13 vjeçare. Por ky është një përjashtim dhe nuk është rregull. Mund të jenë ndikime të ndryshme mund të jenë nga miqësia e mëhershme, mund të jetë siç mund të themi ka mbet me barrë vajza dhe familjarët duan me mshel hesapet. Kjo është një përjashtim, nuk është fenomen dhe është mirë që nuk është fenomen. Të rinjtë tanë, gjeneratat e reja po janë të vetëdijshëm se si të mbrohet kur kanë raporte seksuale”, thotë ai.

Maloku thotë se Qendrat e ndryshme sociale dhe institucionet familjare që merren me sferën e mjekësisë, duhet të merren me këtë punë.

“Në qoftë se është vendim i dy palëve, familjarët e dy palëve. Këto institucionet tona kanë hezitim për këshilla. Nëse është marrëveshje unanime ndërmjet dy familjeve dhe dy partnerëve nuk është mirë por kjo ka ndodhë . Ka raste edhe në perëndim të martesave të tilla dhe nuk duhet të mirën shumë tragjike  nëse është një marrëveshje një kontratë ndërmjet dy familjeve”, thotë Maloku për Lajmi.net