Socialistët kërkojnë dënimin e Berishës me 10 ditë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pas thirrjeve të ish-kryeministrit për të marrë armët.

Lajme

21/12/2018 15:10

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Byrosë së Kuvendit përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti për 10 ditë, pas thirrjeve të ish-kryeministrit për të marrë armët.

Sipas socialistëve, deklarata e Berishës bie ndesh me Kushtetutën e vendit, transmeton “Tch”.

“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh ish-kryeministri.