Socialdemokrati Shpend Ahmeti i rrethuar nga biznesmenët

Aktualisht 13 drejtori i posedon Komuna e Prishtinës, drejtorët e të cilave u emëruan nga Shpend Ahmeti. Por si duket, Ahmeti ua dha bekimin që të qeverisë më të disa persona që janë të rrethuar me luks.

Lajme

27/06/2018 16:40

Pos Shpend Ahmetit, i cili ka thënë që nuk ka as shtëpi të vetën, shumica e drejtorëve të emëruar nga ai janë biznesmen ose i kanë familjarët e ngushtë (burrin, fëmijët) që merren me biznes. Aktualisht, PSD-ja e Ahmetit është në koalicion me AAK-në e AKR-në në ekzekutivin komunal, shkruan lajmi.net.

Njëri prej drejtorëve më të “artë” të Ahmetitë është, Gëzim Mehmeti, drejtor i Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave që vjen nga koalicioni me AKR-në. Ai në ka Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar që posedon aksione në një serë kompanish. Ka thënë se posedon 49 për qind të aksioneve në kompaninë AFA Support GmbH Bielefeld që gjendet në Gjermani. Posedon 50 për qind të aksioneve në Bambini sh.p.k. Po ashtu 39 për qind të aksioneve ka shënuar që i posedon edhe në “BAG Solutions ” L.L.C, ku në këtë kompani është bashkëpronarë edhe kompania Interfin Ltd që është në pronësi të nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit. Madje tek “BAG Solutions “, sipas ARBK-së, Mehmeti është paraqitur si person i autorizuar në kompani gjeq ë përbenë konflikt të interesit, pasi personi zyrtarë e ka të ndaluar të jetë person i autorizuar në nj kompani. 50 për qind të aksioneve ka thënë se i posedon edhe tek kompania “Puna EU Contact Solution ” SH.P.K e cila shërbimin kryesor e ka gjetjen e një vendi pune në Gjermani – EU për punëkërkuesit nga Kosova dhe rajoni. Edhe në këtë biznes është paraqitur si person i autorizuar.

Tek pasuria e luajtshme ka thëne se posedon dy ora të dorës të shtrenjta, njëra Rolex Submariner Date në vlerë prej 8,500.00 euro dhe tjetra Vacheron Constantin në vlerë prej 13,200.00 euro. Ka thënë se i ka 42,396.67 euro të mbajtura në institucionin financiarë DKB Berlin. Ndërkohë nuk ka shënuar që ka para të në bankat e Kosovës, madje as të bashkëshortes e cila i punon në FES ku i realizon të hyra vjetore mbi 20 mijë euro.

Yll Rugova, drejtor i Kulturës që vjen nga Vetëvendosje ka deklaruar që posedon 49 për qind të aksioneve tek SHPK “Trembelat”. Ka deklaruar se ka në emrin e tij 3 banesa, e fundit në vlerë prej 120 mijë eurove e blerë në vitin 2016, ku për të ka hyrë edhe në kredi në vlere prej 78,000.00 eurove.

Shkumbin Gashi, drejtor i Bujqësisë, ka deklaruar se është pronarë në kompaninë “Mediatech” SHPK. Këtë kompani që merret me aktivitetet e këshillimeve kompjuterike ka thënë se është bashkëpronar me nënën e tij. Bashkë me të fëmijëve dhe bashkëshortes ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme 68 mijë euro. Si të përbashkëta ka thënë se ka 3 vetura në vlerë prej 52 mijë euro. Ka dy banesa me garazhe dhe një shtëpi, pasuri e paluajtshme e përbashkët. Ky drejtor nuk ka ardhur prej asnjë koalicioni, por është djali i vëllait të Shefki Gashi, asamblistë i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës.

Valbona Ahmeti-Makolli, drejtoreshe e financave nga kampi i Ahmetit është bashkëshortja e biznesmenit, Driton Makolli i cili ka në pronësi kompaninë ndërtimore N.N.SH. ” RIKON-STRUCTION “. Po ashtu, këtë kompani e ka deklaruar në formularin e pasurisë në AKK, si pronë e bashkëshortit.

Ka shkruar se posedon 14 mijë euro të saj në bankë. Në emër të bashkëshortit ka deklaruar disa parcela me tokë që kapin vlerën pre 1 milion e 540 mijë euro.

Edhe Brahim Mehmetaj, drejtor i Inspekcionit që vjen nga koalicioni me AAK-në është biznesmen, por nuk e ka deklaruar në AKK biznesin “Syri Group ” Sh.p.k, pasi ka hequr dorë nga pronësia duke e regjistruar në emër të djalit të tij Vullnet Mehmetaj. Një pasuri të madhe e ka deklaruar tek rubrika –të paluajtshme ku ka thënë se janë përfituar nga biznesi, një shtëpi në vlerë prej 290 mijë euro, shtëpi në vlerë prej 150 mijë euro, banesë 40 mijë euro, banesë 34 mijë euro, tokë dhe mal 65 mijë euro, tokë dhe mal 30 mijë euro.

Ismail Koka, drejtor i shërbimeve publike ka shënuar se posedon 16.60 për qind te aksioneve tek kompania Omni Sport e cila për aktivitet e klubet sportive, marrjen dhe dhënia me qira (lizingu) i artikujve rekreativë dhe sportivë dhe aktivitetet e agjencive të udhëtimit

Nënkryetari i ri, njëherësh drejtori i Administratës, Muhedin Nushi nuk ka deklaruar të ketë ndonjë biznes, por nuk i ka keq punët me parët e gatshme. Ka deklaruar se ka në bankë rreth 59 mijë euro.

Jonuz Salihaj, drejtor i Arsimit. Deri më tani ka qenë drejtor ekzekutiv ne Shkollën Fillore dhe te Mesme Private “Zenit”. Madje, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bindësve –ARBK, Salihaj është person i autorizuar në këtë biznes, por sipas deklarimit të pasurisë ai nuk ka deklaruar asnjë të hyrë nga ky biznes, pos pagës mujore si drejtor komunal. Nuk ka deklaruar as para të gatshme, pos të patundshmëria ka than se ka dy banesa dhe një shtëpi, bashkë me gruan e fëmijët.

Genc Bashota, drejtor i Planifikim strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm i cili vjen nga krahu i Shpend Ahmetit ka shënuar që posedon aksione në dy biznese që janë pasive dhe në një biznes që është aktivë “Premium Tobaco Group” Shpk, në të cilin posedon 4 për qind të aksioneve, biznes në të cilinë është pronarë edhe Gazmend Abrashi i AAK-së. Para të gatshme në emër të bashkëshortes ka deklaruar që ka 24 mijë euro dhe 4900 euro të tijat. Po ashtu nga viti i kaluar ka deklaruar dy kredi në vlerë prej rreth 40 mijë eurove.

Zëvendësi i Ahmetit, Selim Pacolli nuk ka deklaruar aq shumë para në bankë kundruall pasurisë që e posedon.

Tri shtëpia, gjashtë vetura e shumë biznese. Kjo është fuqia e të dytit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Pasuri të paluajtshme ka deklaruar në vlere prej 757, 800 euro

Pasuri të luajtshme ka deklaruar 6 vetura, 5 nga to në emrin e tij e një në emrin e djalit. Të gjitha veturat kapin vlerën prej 233,300 euro. Më e shtrenjta është vetura mercedes S 350 e deklaruar në vlere prej 110 mijë euro, e blerë në vitin 2016. Ka shënuar se posedon aksione në 13 shoqëri komerciale. 5 nga to ka thënë se janë aktive dhe 8 jo aktive. Bizneset aktive janë: Banka Ekonomike SHA – përqindja e aksioneve 13.82 me kapital 2,949,563.00 euro. Restaurant “Panevini” Sh.p.k, ka shënuar se posedon 100 për qind të aksioneve me kapital  106,365.00 euro. “Illyrian Poëer” Sh.p.k me 75 për qind të aksioneve me kapital  38,975.00 euro. “Sëiss Medical Health Centre” Sh.p.k me100 për qind të aksioneve. “Med One”, Sh.p.k me 51 për qind të aksioneve.

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ka deklaruar në vlerë prej rreth 64 mijë euro. Disa nga to në emrin e tij, të bashkëshortes e të fëmijëve.

Ka deklaruar një kredi në vlerë prej 150.000.00 eurove, por që shuma e mbetur është 121907 euro. /Lajmi.net/