SNS i detyron dhunshëm serbët e Kosovës të marrin pjesë në fushatën zgjedhore

Sot në mëngjes shumë autobus me serbë ishin nisur për në qytetin e Leposaviqit, por ishin ndalur nga grupe protestuesish.

Lajme

29/03/2017 12:09

Disa prej tyre treguan për Teleneës.al se ishin detyruar që kundër vullnetit të tyre të marrin rrugën për në Leposaviq.

Bojan Vasiq që është nga komuna e Parteshit, thotë se ishte nisur për në këtë tubim të SNS-së por që janë ndaluar nga turma protestuesish dhe nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën.

Ai thotë se janë detyruar me dhunë që të marrin pjesë nëpër tubime, duke i kushtëzuar me largim nga puna.

“Me dhunë na kanë detyruar, na kanë kërcënuar se nëse nuk shkojmë do të largohemi nga puna”, thotë Vasiq.

Sipas tij, posa ishin kthyer në Partesh, qytetarët ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre.

Edhe pronari i “Alex Travel” nga Parteshi  thotë se firma e tij ishte angazhuar nga kompani “Kolashin Prevoz” dhe se nuk ka informata se kush do t’ua kompensojë ditën e humbur.

“Ne na ka angazhuar “Kolashin Prevoz” , nuk e di kush e paguan atë , por ne e kemi humbur ditën, ndërsa pagesën nuk e di nëse mund ta marrim” thotë Blazha Filipoviq nga Pasjani.

Ndryshe kryeministri serb Aleksandar Vuqiq kishte paralajmëruar vizitë për sot në Leposaviq, por për shkak te kushtëzimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës ai ishte tërhequr nag vizita. Në vend të Vuqiqit, në Leposaviq është duke qëndruar Marko Gjuriqi./Telenews.al/