Snoop Dogg do të nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”

Ka shumë të arritura në botën e muzkës, bamirësisë dhe gatimit.

ShowBiz

15/11/2018 22:42

Snoop Dogg është reper, prezantues televiziv dhe sipërmarrës, i cili ka arritur një çerek shekulli në industrinë e muzikës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Është bërë e ditur se reperi do të nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

47 vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, do t’i jepet ylli në një ceremoni që do të filmohet nga Jimmy Kimmel Live.

Ceremonia e nderimit të Snoop Dogg me yllin e të famshmëve do të transmetohet drejtpërdrejt.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe bashkëpunëtorët e reperit, i cili numëron 16 albume në karrierë, duke arritur 23 milionë shitje rekorde në SHBA dhe 35 milionë të tilla në mbarë botën.  /Lajmi.net/