Sneijder më afër Juventusit

Wesley Sneijder është gjithnjë e më afër Juventusit. Galatasaray ka zbritur kërkesën nga 20 në 12-13 milionë euro.

Sport

08/01/2015 21:02

Pengesa e parë është kaluar. Wesley Sneijder dhe Juventus janë duke u afruar gjithnjë e më tepër, dhe tani mund të bashkohen vërtetë gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, Galatasaray ka zbritur kërkesën fillestare prej 20 milionë euro në 12-13.

Por, kjo është ende larg nga ajo që ka ofruar Juventus që refuzon të paguajë më tepër se 7 milionë euro.

Megjithatë, klubet sa vijnë e i afrohen marrëveshjes e cila do ta rikthente Sneijderin në Serie A.