Sneijder e refuzoi Man Utd-in

Mesfushori i Galatasarayt, Wesley Sneijder ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë e transferimit në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/10/2014 09:38

Wesley Sneijder ka bërë të ditur se gjatë afatit kalimtar të verës refuzoi mundësinë e transferimit në Manchester United.

Ish selektori i tij nga Kombëtarja e Holandës, Louis van Gaal, shprehu interesim për blerjen e mesfushorit të Galatasarayt.

Mirëpo, Sneijder vendosi të mbetet në gjigantin turk.

“Është e vërtetë, gjatë verës më ka kërkuar Manchester United”, deklaroi Sneijder për të përditshmen gjermane “Sport Bild”.

“Interesimi më ka bërë të ndihem krenar por unë jam i lumtur në Turqi”, u shpreh ai. Në fund Manchester United angazhoi mesfushorin Ander Herrera nga Athletic Bilbao.