Snapchat shton mundësinë e chatit dhe video thirrjeve

Snapchat ngadalë është duke shtuar karakteristika të reja në platformën mesazheve jetëshkurtër. Dy karakteristika të reja që janë dalë sot janë: një mundësi e bisedës në chat dhe një për video thirrje. Këto dy karakteristika të reja në këtë aplikacion mund ta ndryshojnë në masë të madhe natyrën e tij.

Auto & Tek

02/05/2014 00:09

Përderisa fotografitë janë një mënyrë për të dërguar diçka qesharake dhe për të filluar një bisedë, shumë përdorues dërgojnë snape të shumta vetëm për të biseduar.

Ju përfundoni duke bërë një fotografi dhe duke shtuar një titull mbi të, për të biseduar me kë të doni. Fakti që kjo metodë nuk është pëlqyer nga shumë përdorues, ka shtyrë inxhinierët e Snapchat të mendojnë për disa ndryshime.

Por tani Snapchat pas këtij përditësimi është më ndryshe. Ju tash mund të hapni Snapchat, të klikoni tek emri i personit që dëshironi të bisedoni dhe të hyni në një ekran të ri të chatit. Kjo është një ndërfaqe e rregulluar për të biseduar.

Ju mund të shkruani mesazhe, të dërgoni snape dhe fotografi ose video nga kamera juaj. Është edhe një buton i ri në pjesën e poshtme të ekranit. Sa herë që ai kthehet në blu, do të thotë se ai ose ajo që jeni duke biseduar me të, është aktualisht në ekranin e chatit dhe po i lexon mesazhet tuaja.

Nëse e prekni butonin, ju do të bëni një thirrje. Nëse personi tjetër e prekë butonin gjithashtu, ju do të filloni pastaj të flisni me zë derisa ta largoni gishtin nga butoni, pastaj kur ta largoni thirrja do të përfundojë.

Nëse dëshironi të kaloni nga kamera juaj e përparme në atë të pasme, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është të tërhiqni gishtin tuaj në gjysmën e sipërme të ekranit. Kamera automatikisht do të zëvendësohet.

Ky përditësim i ri i Snapchat nuk është ende i gatshëm në Play Store ose App Store ende, por TechChrunch thotë se do të duhet të jetë i gatshëm sonte më vonë.

Për të filluar bisedën, personi që dëshironi të flisni duhet t\’a ketë të përditësuar aplikacionin, kështu që mund të marrë disa javë para se të mund të përdorni të gjitha karakteristikat e reja me kontaktet tuaja të preferuara.