Snapchat nderoi myslimanët për natën e Kadrit

Hyni në Snapchat dhe shkoni në faqen “Stories”. Shkoni poshtë për tek “Live” dhe gjejeni Meken në listën e vendeve të renditura. Shtypni dhe mbajeni gishtin për të parë se si dukej të hënën qyteti i shenjtë, në festën myslimane “Nata e Kadrit”.

Auto & Tek

14/07/2015 14:54

Mijëra njerëz e rrethonin Qaben në Mekë, duke paraqitur kështu pamje edhe nga ballkonet e mësipërme të xhamisë Al-Masjid të njerëzve duke u lutur dhe lexuar Kur’anin.

Nata e Kadrit konsiderohet nata më e shenjtë e vitit për myslimanët, dhe festohet tradicionalisht në ditën e 27-të të muajit Ramazan. Kjo natë njihet ndryshe edhe si “Nata e Fuqisë”, dhe përkujton natën kur Kur’ani iu shpall për herë të parë profetit Muhamed, transmeton Lajmi.net.

Snapchat me rastin e kësaj nate lansoi një seksion live në aplikacion, duke ua mundësuar përdoruesve që të krijojnë dhe shikojnë fotografi publike dhe video të marra në këtë ngjarje.

Aplikacioni kërkonte që të aktivizohej vendndodhja, në mënyrë që përdoruesit ta verifikonin se gjindeshin atje ku ata thonin se janë.

Ngjashëm si videot dhe fotografitë tjera në Snapchat edhe këto në seksionin Live zhduken pas një periudhe të shkurtër kohore.

Mijëra mysliman në mbarë botën përdorën hashtagun #Mecca_live në Twitter, si peticion që Snapchat ta përfshijë Mekën në seksionin Live, transmeton Lajmi.net.

Në fund, Snapchat e bëri të gatshëm këtë opsion dhe njerëzit dje kishin mundësi të shohin Mekën e listuar në seksionin Live. (lajmi.net)