Snapchat do t’i shfaqë reklamat në aplikacion këtë vikend

Aplikacioni i famshëm për mesazhe, Snapchat, zyrtarisht do t'i lansojë reklamat e tij në aplikacion këtë vikend.

Auto & Tek

18/10/2014 19:19

Kompania do t’i shtojë në aplikacion reklamat e quajtura “Snapchat Discovery”.

Të premten kompania kishte njoftuar se reklama e parë do të arrijë këtë vikend në hapsirën “Recent Updates” për ata që janë në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Sipas Snapchat, këto reklama nuk do të shfaqen tek përdoruesit që kanë të drejtë t’i hapin ato ose jo, kështu reklamat do të zhduken brenda 24 orëve pasi që përdoruesit t’i kenë shikuar ato.

Kompania premton se reklamat nuk do të jenë të mërzitshme ose të papëlqyeshme dhe do t’i lejojë përdoruesit që të komunikojnë lirshëm.