Snapchat do të shtojë shërbime të reja

Snapchat është duke shikuar mundësinë e shtuarjes së klipeve vetë-shkatërruese të TV dhe filmave, së bashku me artikuj të lajmeve të futura në shërbimin e tij.

Auto & Tek

20/08/2014 21:18

Snapchat thuhet se është duke shtuar klipe televizive, artikuj të lajmeve dhe reklama në shërbimin e tij të ri ‘Snapchat Discovery’, transmeton Lajmi.net.

Artikujt e lajmeve, klipet e televizionit, filmave dhe reklamave mund t’i bashkohen stilit ‘vetë-shkatërrues’ të aplikacionit këtë nëntor.

Së paku 12 kompani mediatke duke përfshirë revistat, transmetuesit dhe gazetat, kanë mbajtur një takim me Snapchat për të diskutuar mbi këtë çështje, transmeton Lajmi.net.

Nuk është bërë ende e ditur nëse ‘Snapchat Discovery’ do të integrohet në aplikacionin ekzistues të Snapchat apo do të lansohet si aplikacion i vetëm.