Snajperistët ‘blindojnë’ qeverinë në Shqipëri

Tarraca e ndërtesës së Kryeministrisë është marrë nën kontroll nga efektivë të Forcave Speciale RENEA.  

Lajme

16/02/2019 11:00

Fotot nga snajperat mbi ndërtesën qeveritare të cilët monitorojnë me dylbi protestuesit që cilët po mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa te pjesa pas dhe anash Kryeministrisë ndodhen të dislokuar blindat e policisë.

Partia Demokratike sot mban protestë në Tiranë, e cila ka filluar nga ora 11:00. Ndërkohë, mësohet se protestuesit kanë nisur nga qytetet e tjera të Shqipërisë drejt Tiranës.

Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa SHBA, BE-ja dhe përfaqësi të tjera diplomatike në Shqipëri i kanë bërë thirrje opozitës që të shmanget dhuna.