S’mund t’i ndalja lotët

Luis Suarez tregon se nuk mundi t’i ndalte lotët kur Liverpooli e lëshoi mundësinë ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë. Megjithatë, sulmuesi uruguaian e konsideron këtë sezon mjaft të suksesshëm në nivelin personal.

Sport

11/05/2014 11:10

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez thotë se nuk mund t’i ndalte lotët pasi Merseyside ia ‘falën’ titullin Manchester City.

Ky i fundit ka nevojë vetëm për një pikë në shtëpi ndaj Ëest Hamit, për ta fituar titullin, por ekipi i Brendan Rodgers duhet ta mposht gjithsesi Neëcastlen në Anfield, duke shpresuar në dështimin e rivalit.

Suarez ishte pa dyshim i mërzitur pas barazimit të Liverpoolit ndaj Crystal Palace të hënën, edhe pse ishte në avantazh prej 3:0.

Sulmuesi uruguaian po vuante për bashkëlojtarët. “Shokët ishin duke më ndihmuar, por nuk mund të ndalesha së qajturi. E kam zhvilluar çdo ndeshje me zemër dhe ndihesha mjaft keq”, deklaroi Suarez për tabloidin britanik, Daily Mirror.

“Më vinte keq për bashkëlojtarët, të cilët kanë bërë shumë. Ndihesha keq që i kam humbur rastet. Është e vështirë. Në fillim të sezonit, objektiv yni ishte të hynim në Top 4 dhe të kualifikoheshim për Ligën e Kampionëve, kështu që kjo ishte mirë”, vazhdoi ish futbollisti i Ajaxit.

“Mirëpo, me pas ne e pamë veten në pozitë ku mund të luftonim për titull, por humbëm nga Chelsea dhe më pas ajo që ndodhi në Crystal Palace”, vijoi ai.

Suarez ka realizuar 31 gola dhe ka dhuruar 12 asistime këtë sezon. 27 vjeçari thotë se në nivelin peronal s’ka mundur të shkonte më mirë.

“Është e pabesueshme. Mund të them se ishte sezoni më i mirë në karrierën time. Është e jashtëzakonshme që e arritëm pjesëmarrjen në Champions dhe kam marrë shumë lëvdata që jam golashënues”.

“Kështu që, ishte një sezon i mirë për mua, por më e rëndësishmja, i jam mirënjohës punës së ekipit. Ata bënë një punë të madhe. Nëse qëndrojmë së bashku, mund të qëndrojmë në këtë nivel. Kemi lojtarë të mirë dhe një menaxher mjaft të mirë”, përfundoi Suarez.