Sms’i i Del Pieros për Vidalin

Alessandro Del Piero ka më tepër se një vit që është larguar nga Juventus. Ikona e Bianconerëve u nda nga gjiganti torinez pas 19 stinorësh së bashku duke vazhduar karrierën në Australinë e largët te skuadra Sydney FC. Por, edhe prej atje ai përcjellë me vëmendje ngjarjet tek ish skuadra e tij dhe i është…

Sport

24/12/2013 17:10

Alessandro Del Piero ka më tepër se një vit që është larguar nga Juventus. Ikona e Bianconerëve u nda nga gjiganti torinez pas 19 stinorësh së bashku duke vazhduar karrierën në Australinë e largët te skuadra Sydney FC.

Por, edhe prej atje ai përcjellë me vëmendje ngjarjet tek ish skuadra e tij dhe i është përgjigjur lëvdatave nga ish bashkëlojtari i tij, Arturo Vidal i cili kishte bërë komente pozitive për sulmuesin pas zyrtarizimit të lajmit për vazhdimin e kontratës së tij në Juventus.

Dhe, pikërisht derisa ishte duke dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, Vidalit i mbërriti një sms nga Del Piero.

“I dashur Arturo, kam lexuar fjalët e tua që i ke thënë për mua, pas vazhdimit të kontratës tënde me Juventusin dhe dua të falënderohem. E din, nuk ka rëndësi numri në fanellë por mënyra si e vesh dhe e nderon. Ti ke dëshmuar se di ta bësh këtë. Të uroj çdo të mirë!”, shkruante në sms’in e Del Pieros.

Kurse, ylli kilian iu përgjigj menjëherë: “I dashur Alessandro, fjalët e tua më mbushin me krenari dhe më bëjnë një nder të madh. Ti ke kontribuar për krijimin e historisë së Juventusit në 20 vjetët e fundit dhe ne sot jemi trashëgimtarë duke punuar për vazhdimin e rrugëtimit të cilin ti e ke nisur”.