Smalling vazhdon kontratën me Man Utd

Chris Smalling ka vendosur për të ardhmen e karrierës së tij.

Sport

15/12/2018 21:23

Qendër mbrojtësi anglez ka vazhduar kontratën me skuadrën e Manchester United.

Kontrata e re do ta mbajë lojtarin në “Old Trafford” deri në vitin 2022, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Nëse ai i përmbahet deri në fund kësaj kontrate, do t’i kalojë më shumë se 10 vite në Manchester.

Ai u transferua tek United qysh në vitin 2010, kur erdhi nga Fulham, gjatë kohës kur trajner ishte Sir Alex Ferguson.

Ai ka më shumë se 300 paraqitje me “djajtë e kuq” dhe shpreson të regjistrojë edhe shumë të tjera. /Lajmi.net/