Smaka thotë se kriza politike do të zvarritet deri në shtator

Kuvendi dje për të dytën herë dështojë të konstituojë Kuvendin dhe t’i hap rrugën formimit të Qeverisë. Përkundër që koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN pretendojë që i ka vota për krye parlamentar një gjë e tillë.

Lajme

05/08/2017 13:55

Njohësi i çështjeve juridike në Kosovë, Riza Smaka në një prononcim për lajmi.net ka thënë, se kriza politike në vend mund të shkojë deri në shtator.

Smaka edhe një herë ka sqaruar procedurën e zgjedhjes se kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke thënë se grupi më i madh parlamentar e ka të drejtën e propozimit.

“Kushtetuta në mënyrë eksplicite e ka shpjeguar çështjen e procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, që do të thotë se me këtë etapë përmbyllet konstituimi i Kuvendit. Më pastaj vjen aplikimi i dispozitës mandatimi për zgjedhjen e kryeministrit. Kryetarin e Kuvendit duhet ta propozojë grupi parlamentar më i madh me mandate, me numra, me vota”, ka thënë Smaka.

Ai ka thënë se kushtetuta ka një mangësi pasi nuk e përcakton se çfarë duhet të bëhet në qoftë se grupi më i madh e propozo dhe nuk ka kapacitet të votash për konstituim të kuvendit.

“Kushtetuta është e mangët në çështje, nuk e ka përcaktuar se çfarë duhet të bëhet në qoftë se grupi më i madh e propozo dhe nuk ka kapacitet të votash për ta zgjedh kryetarin e më pas nënkryetarët. Ne juristët e quajmë “vakum juridik” zbrazëti juridike”, tha njohësi i kushtetutës.

Smaka tha, se rrjedhat politike, sipas gjitha gjasave, do të shkojnë deri në shtatorë, “kjo punë do zhagite dhe në qoftë se do të ketë sukses PAN-i për ta zgjedh do të kalojë në etapën e dytë për kryeministrin.” /Lajmi.net/