Smajlaj ngrit flamurin Kuqezi në Beograd, shpallet kampion Evrope në kërcim së gjati (Foto)

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në Beograd në kërcim së gjati.

Sport

04/03/2017 21:29

Smajlaj arriti të kërcejë 8.08 metra, duke arritur të thyejë edhe rekordin kombëtar, raporton Tch.

Kampionati Evropian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd.

Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave për femrave, duke e përfunduar atë me kohën 4:11:64.

izizz