Smajl Latifi i bën thirrje PDK-së që ta pranojë rezultatin në Rahovec

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Rahovec, Smajl Latifi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesën e PDK-së për këtë komunë.

Lajme

08/12/2017 15:06

Është hera e katërt që PDK dërgon ankesë për Rahovecin dhe i hedhet poshtë si e pabazë.

Kurse, Latifi tani ka bërë thirrje që PDK ta pranojë rezultatin.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon sërish fitoren e pastër dhe të drejtë, së pari të qytetarit të Rahovecit, pastaj të Aleancës dhe në fund timen. Tani presim çertifikimin e rezultatit në mënyrë që të vazhdojë jeta institucionale në Rahovec dhe që t’i rikthehemi sa më shpejtë punës!”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/