Smajl Latifi e shpall fitoren e AAK-së në Rahovec

Exit-polli nxori barazi dy kandidatët për Rahovecin. Megjithatë, Smaj Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shpallur fitoren e tij.

Lajme

19/11/2017 20:35

 

Nga rezultatet e exit-pollit të realizuar nga Klan Kosova, dy kandidatët për Rahovec, Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së, dolën me nga 50 për qind.

Por, Latifi i AAK-së ka shpallur fitoren. Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

“Rahoveci ka vendosur që t’i rikthehemi punës dhe për ndryshim! Urime! Faleminderit për besimin, Rahovec!”, ka shkruar kandidati i AAK-së.