Slobodan Petroviq: Shkëmbimi i territoreve – budallallëk, gjë e rrezikshme

Slobdan Petroviq, kryetari i SLS-së dhe deputeti i Kuvendit, ka thënë se ata që flasin për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë kundër njerëzve që jetojnë këtu.

Lajme

23/03/2018 18:52

“Unë e kam bërë të qartë mendimin tim – është një budallallëk dhe gjë shumë e rrezikshme nëse veç dikush tenton ta realizojë”, ka thënë Petroviq në Info Magazine.

“Kjo nuk mund të realizohet, secili që ka ide të tilla është kundër njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

“Ndonëse ky është më shumë një thashetheme i tabloideve, por një informatë e tillë i frikëson njerëzit – është e dëmshme”.

“Shumica e serbëve jetojnë në jug, s’di çka do të ndajnë si do të ndahet, por problemi është tek ne që i japim rëndësi kësaj çështjeje”.

Për këtë çështje ka folur edhe analisti Nexhmedin Spahiu.

“Ndërrimi i territoreve është një ide e tmerrshme, asnjë shkëmbim i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë”.