Sllovenia gjen zgjidhje për parandalimin emigrantëve, tela me gjemba në kufij (Foto)

Autoritetet sllovene kanë marrë vendim që të vendosin tela me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë në mënyrë që të ndalojë fluksin e papërballueshëm të emigrantëve qëështëduke vërshuar drejt vendit.

Bota

11/11/2015 16:48

Kamionët që bartnin telat me gjemba kanë arritur në fshatin slloven Veliki Obrez, që shënon pikën kufitare me Kroacinë, me një numër të madh policësh e ushtarësh duke mbrojtur pajisjet e punës.

Sllovenia është shteti më i vogël në një rrugë të gjatë që ndjekin emigrantët drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Të martën kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar njoftoi se një mur kufitar me gjemba do të ngritet për të kontrolluar masat e mëdha të refugjatëve.

Rreth 180,000 emigrantë, shumica nga Siria, kanë hyrë në Slloveni që nga gjysma e tetorit, kur Hungaria vendosi murin me gjemba përgjatë kufirit në jug, duke mos iu lënë emigrantëve alternativë tjetër përveç Sllovenisë si transit, transmeton KosovaPress.

Drejtorja e “Amnesty Internationa” në Slloveni, Natasha Posel, për “NBC Neës” ka thënë se qeveria sllovene po diskuton për të limituar fluksin e emigra ntëve duke vendosur një limit pranimi prej 6,000 personave në ditë.

Sipas qeverive ballkanike, shpesh numri i refugjatëve dhe emigrantëve ka arritur në 10,000 për një ditë.

“Nëse limitohet qasja për emigrantë, mund të shkaktojë trazira në vendet tjeram siç është Kroacia. Dhe kjo mund të shkaktojë katastrofë humanitare”, ka thënë Posel.

muri