Slloveni: Refugjatët nisen këmbë për në Vjenë

Në Slloveni në dy ditët e fundit kanë hyrë 1300 refugjatë, ndërsa një grup nëpërmes Mariborit janë nisur në këmbë për në Vjenë.

Bota

19/09/2015 16:56

Refugjatët kanë tentuar të hyjnë në këtë shtet përkundër paralajmërimeve të autoriteteve sllovene që ai shtet që është në zonën e Shengenit nuk duhet të bëhet korridor për kalimin e tyre në Gjermani dhe vendet skandinave, transmeton “Jutarnji List”.

Rreth 250 refugjatë janë nisur nga Maribori për Austri dhe duan të hyjnë në këtë shtet nëpërmes kalimit kufitar Shentil.