Sllovakia pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shqipëria do të mësojë ditën e sotme fatin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lajme

26/06/2018 09:41

Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshme të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ivan Korçok, sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë deklaroi për gazetarët se mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Maqedonia ka bërë progres, duhen të hapen negociatat, ka shënuar progres në zgjidhjen e emrit. E njëjta situatë edhe për Shqipërinë.” – Ivan Korçok./lapsi.al