Sllovakia përmbysë Shqipërinë, ia merr tre pikë shumë të rëndësishme

Kombëtarja U21 e Sllovakisë ka befasuar kombëtaren e re të Shqipërisë.

Sport

23/03/2018 19:13

Në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, Sllovakia ka mposhtur 2:3 Shqipërinë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2019.

Shqipëria dy herë në këtë ndeshje kishte epërsinë, por në fund nuk arriti ta ruajë atë epërsi, për të humbur tre pikë shumë të rëndësishme.

Manaj shënoi të dy golat për kuqezinjtë, ndërsa për mysafirët shënuan Spalek, Dimun dhe Mraz./Lajmi.net/