Sllovakia kërkon liberalizim të vizave për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm sllovak dhe tani anëtar i Parlamentit Europian, Eduard Kukan, ka folur në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lajme

04/12/2018 16:27

Ai ishte njëri nga 22 eurodeputetët që nënshkruan letrën e hapur të Tanja Fajon nëpërmjet të cilës është kërkuar regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se beson që Komisioni Europian do të përmirësojë vendimin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së.

“Letra e hapur nga Tanja Fajon, unë dhe 20 kolegë deputet të parlamentit kërkojmë regjim pa viza për Kosovën. Ne besojmë që Komisioni Evropian do ta sjellë Kosovën më afër BE-së”, ka shkruar Kukan në llogarinë e tij në ‘Twitter’ . /Lajmi.net/