Skype Translator shton gjuhën e një miliardë njerëzve

Skype Translator Preview, vegla e Microsoft për video-biseda që përkthen në shumë gjuhë atë që një përdorues e thotë gjatë bisedës, ka shtuar atë që është gjuha më e folur në botë – gjuhën mandarine të një miliardë kinezëve.

Auto & Tek

08/04/2015 19:05

Duke filluar nga sot, Skype Translator Preview – që është ende në versionin beta dhe punon vetëm në Windows 8.1, mund të bëjë përkthime të zërit në kohë reale të gjuhës mandarine dhe italiane, transmeton Lajmi.net.

Skype Translator, me aftësitë gjuhësore të saj, mund të përkthejë në kohë reale fjalët e folura nga anglishtja në mandarinë dhe mandarina në anglisht, duke krijuar një bisedë të këndshme mes dy njerëzve të cilët mund të mos e njohin gjuhën e njëri-tjetrit.

SkypeTranslatorPreviewmandarin

Përkthimi nuk është ende i përkryer, bëhet e ditur sipas Olivier Fontana nga Microsoft. Shtimi i gjuhës mandarine, që flitet nga një miliardë kinezë në mbarë botën, është edhe gjuha e katërt në platformën e Skype Translator, pas anglishtes, italishtes dhe spanjishtes.