Skype ri-dizajnon aplikacionin për iOS dhe Android

Skype ka prezantuar një aplikacion të ri-dizajnuar për Android dhe iOS.

Auto & Tek

04/09/2015 09:26

Skype 6.0 ka për qëllim që të shtojë mundësi të reja në aplikacion, duke qenë më natyrale dhe më intuitive.

Versioni për Android përfshin një buton të ri veprimesh që ka për qëllim ta bëjë më të lehtë fillimin e një bisede, dhe gjithashtu një kërkim më të mirë dhe mesazhim të përmirësuar.

Kompania i quan aplikacionet e reja për iPhone dhe iPad ‘më të mirat deri më tani’, duke shtuar një navigacion të thjeshtë, lëvizje të inkorporuara me gjeste dhe duke e bërë më të lehtë për të shpërndarë lidhje, foto dhe më shumë në një bisedë, transmeton Lajmi.net.

Për iPad, mesazhimi është më i lehtë tani dhe aplikacioni lejon thirrjet në grup apo mesazhet në grup. Përdoruesit mund ta marrin Skype-n e re në Google Play Store dhe në App Store.