Skype për iPhone me një përditësim të madh

Microsoft është duke provuar që t\'i fasionojë të gjithë përdoruesit e Skype për iPhone, me një përditësim të ri që Microsoft e përshkruan si \"ndryshimi më i madh ndonjëherë\" në aplikacion.

Auto & Tek

10/06/2014 19:01

\”iPhone së shpejti do ta ketë Skype-n e ri-dizajnuar, dhe ne mezi po presim që ju ta provoni atë\”, tha Eric Lin nga Skype në një postim në blog rreth përditësimit, i cili është paralajmëruar të lansohet në ditët e ardhshme.

Skype e re për iPhone është versioni më i sofistikuar deri më tani. I ka të gjitha punimet vizuele që përdoruesit e iOS mund të presin, me disa animacione të reja dhe disa veçori që nuk janë në versionin e tanishëm.

Skype 5.0 për iPhone është përpjekja e kompanisë për të krijuar një pamje dhe ndjenjë më të mirë për përdoruesit e Skype.

Aplikacioni i paralajmëruar do të jetë rreth 5 herë më i shpejtë se më herët dhe do të mundësojë që përdorimi i Skype të mos ketë efekt të madh në jetën e baterisë së iPhone.

Përdoruesit do ta kenë mundësinë që të fillojnë biseda në grupe dhe të dërgojnë mesazhe dhe fotografi tek miqtë dhe familja edhe nëse ata janë jashtë linjës (offline).

Përditësimi me karakteristikat e reja do të shfaqet në App Store gjatë kësaj jave.