Skype nuk punon! – Lajmi.net
Skype nuk punon!
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 16:56, 3 August 2017
Skype nuk punon për mijëra përdorues në Europë. Aplikacioni i videoçatit popullor të Microsoft duket se ka pësuar disa probleme që janë bërë të ditura nga vetë përdoruesit.

Nuk dihet ende se sa zona ka prekur por qindra vetë kanë raportuar për probleme në lidhje me shërbimin që prej orës 08.00 të mëngjesit.

Faqja e pavarur e internetit DownDetector thotë se për këtë çështje është folur në disa rrjete sociale. Dhjetëra përdorues raportojnë problemin çdo minutë.

Grumbulluesi i të dhënave thotë se mbi gjysma e raportimeve për Skype vjen nga përdorues që kanë probleme me aksesin në shërbim.

Ndërsa pjesa tjetër për probleme me videotelefonata apo telefonata, dhe mundësia për të marrë apo dërguar mesazhe. Vetë kompania nuk ka folur për këtë rast. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Aplikacion, Skype

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion