“Sky” zbulon ekipin e ri të Ancelottit

Carlo Ancelotti ka ofertë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) për postin e lirë të selektorit.

Sport

24/04/2018 09:53

Carlo Ancelotti ka ofertë për postin e lirë të selektorit të Italisë, ka njoftuar “Sky” në Itali.

Ancelotti është i lirë prej shkarkimit nga Bayern Munich në shtator pas humbjes 3:0 në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.

Ish trajneri i Milanit, Chelseat dhe Real Madrid ka zhvilluar bisedime me zyrtarin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Roberto Fabbricini dhe zëvendës komisionerin Alessandro Costacurta, në Romë të hënën mbrëma, përcjell “lajmi.net”.

FIGC i ka ofruar Ancelottit kontratë dyvjeçare për të udhëhequr “Azzurrët”. /Lajmi.net/