“Sky Sports News” zbulon klubin e ri të Terryt (FOTO)

John Terry ka ofertë nga një klub i Premierligës.

Merkato

13/06/2017 22:11

WBA ka shprehur interesim për transferimin e ish kapitenit të Chelseas, John Terry.

“Sky Sports News” raporton se klubi nga Premierliga i ka bërë thirrje ish kapitenit të Anglisë për vazhdimin e karrierës në elitën e futbollit anglez, përcjell “lajmi.net”.

Aston Villa ishte klubi i parë që shprehu interesim për Terryn.

Kurse, tani konkurrencës i është shtuar edhe WBA. /Lajmi.net/