Sky Sports: Conte nënshkruan me klubin e madh evropian (FOTO)

Antonio Conte është i gatshëm të konfirmojë të ardhmen e tij.

Sport

08/03/2017 11:36

Antonio Conte do të nënshkruajë kontratë të re në Chelsea, ka njoftuar “Sky Sports”.

Menaxheri italian ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë duke i shndërruar “Blues” në favorit absolut për titull të kampionit në Premierligë.

Chelsea ka 10 pikë epërsi në krye të tabelës, 11 xhiro para fundit, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, palët janë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin në kontratë afatgjate në Stamford Bridge. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6