“Sky Sport” shpall fituesin e “Topit të Artë”

Cristiano Ronaldo do ta fitojë sërish "Topin e Artë".

Sport

07/12/2017 07:15

Cristiano Ronaldo sot do të shpallet fitues i “Topit të Artë”.

“Sky Sport” shkruan se sulmuesi i Real Madridit do të kurorëzohet si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017.

Ronaldo do ta fitojë çmimin për herë të pestë në karrierën e tij duke u barazuar me rivalin e madh nga Barcelona, Lionel Messi, përcjell “lajmi.net”.

Sfida e tyre pritet të vazhdojë edhe në edicionin e ri. /Lajmi.net/