“Sky Sport”: Leonardo afër rikthimit në Milan

Milan planifikon rikthimin e Leonardos në rol zyrtar në San Siro.

Sport

21/07/2018 14:51

Leonardo është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

“Sky Sport” raporton se ish trajneri brazilian së shpejti mund të zyrtarizohet te skuadra e Milanit.

Leonardo ka ofertë për angazhim te ish ekipi i tij nga San Siro por në rolin e drejtorit të stafit teknik, përcjell “lajmi.net”.

Së shpejti mund të ketë risi në lidhje me rikthimin e Leonardos në Milan si vazhdimësi e procesit të rindërtimit të strukturave udhëheqëse në klub. /Lajmi.net/