SKV kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar

Organizata Studentore “Studim Kritikë Veprim” ka reaguar për masën e paraburgimit ndaj anëtarëve të kësaj organizate pasi u arrestuan të enjten mbrëma në Parkun e Qytetit pasi, sipas Policisë, pranuan shumë telefonata për zhurmë.

Lajme

14/04/2018 21:24

Sipas tyre masa e paraburgimit është e padrejtë.

“Gjykata Themelore e Prishtinës sot u ka caktuar padrejtësisht gjashtë aktivistëve tonë nga 1 muaj paraburgim. Të gjashtë aktivistët, Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Kreshnik Gega, Januz Shatri dhe Endrit Shatri, u dënuan së bashku gjithsej me gjysmë viti paraburgim, vetëm për të arsyetuar dhunën brutale të përdorur nga policia e porositur”, thuhet në reagimin e SKV-së, e cila po ashtu ka akuzuar policinë për dhunë, duke thënë se sjellja e tyre bëri që situate të ndryshojë.

“Para ndërhyrjes së qëllimshme të policisë, ishte i qetë”, por “ishte represioni policor ai që ndryshoi anasjelltas rrjedhën e aktivitetit”, thuhet ndër te tjera në reagimin e tyre./Lajmi.net/