Skulpturat e mrekullive

Artisti francez Bruno Catalano e ka krijuar një seri të jashtëzakonshmë të skulpturave prej bronzi, të quajtur ‘Les Voyageurs’ në Marseille, ku ka prezantuar punëtorët me çanta në duar dhe në mungesë të një pjese në trupin e tyre. Skulpturat janë shfaqur në Marseille, për ta festuar pozicionimin e këtij qyteti si ’Kryeqyteti i Kulturës…

Lifestyle

30/11/2013 16:00

Artisti francez Bruno Catalano e ka krijuar një seri të jashtëzakonshmë të skulpturave prej bronzi, të quajtur ‘Les Voyageurs’ në Marseille, ku ka prezantuar punëtorët me çanta në duar dhe në mungesë të një pjese në trupin e tyre.

Skulpturat janë shfaqur në Marseille, për ta festuar pozicionimin e këtij qyteti si ’Kryeqyteti i Kulturës Evropiane’ për vitin 2013. Ato janë vepra të artit dhe disa mungesa në këto skulptura, i bëjnë ato vërteë të jashtëzakonshme dhe unike.

Ato lënë hapësirë për imagjinatë, pasi iu mungon diçka, apo është diçka që këta ‘udhëtarë’ thjeshtë kanë lënë prapa! Ajo që duket më impresionuese është se disa prej këtyre skulpturave duket se po mbahen nga diçka ‘ shumë e vogël’, duke e pasur parasysh madhësinë e tyre. Vërtetë një kryevepër!