Skuadrat që siguruan kalimin tutje nga grupet A, B, C dhe D

Janë kompletuar tetë skuadrat e katër grupeve të para që kanë siguruar kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2018 23:10

Me ndeshjet e zhvilluara sot (e martë), ka përfunduar faza e grupeve A, B, C dhe D.

Befasia e kësaj faze sigurisht që është Interi, që dështoi të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt, pas barazimit 1:1 me PSV në ‘San Siro’.

Në anën tjetër, befasi nuk ka lejuar Liverpool, që me një gol të Salah ka mposhtur 1:0 Napolin, shkruan lajmi.net.

Skuadrat që kanë kaluar tutje nga katër grupet e para:

Grupi A: Dortmund, Atletico Madrid

Grupi B: Barcelona, Tottenham

Grupi C: PSG, Liverpool

Grupi D: Porto, Schalke

/Lajmi.net/