Skuadrat që kanë vrapuar më së shumti këtë edicion në Premierligë (FOTO)

Manchester United është skuadra që ka vrapuar më së paku këtë edicion në Premierligë.

Sport

19/09/2016 19:26

Forma që po kalon Unitedi këtë fillim sezon ku ka pësuar tre humbje në tre ndeshjet e fundit, e tregon edhe angazhimi i futbollistëve në fushë.

Sipas një raporti që publikuar në mediet angleze, bëhet e ditur se lojtarët e Manchester Unitedit kanë vrapuar më së paku në pesë xhirot e para në Premierligë, me vetëm 526.6 kilometra, përcjell Lajmi.net.

Skuadra që ka vrapuar më së shumti është ajo e Liverpoolit, me 581.6 kilometra, duke lënë pas atë të Cityt me 570.7 dhe Tottenhamin me 565.9.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.