Skuadrat më të popullarizuara në rrjetet sociale

Gjigantët si Barcelona, Real Madridi, Manchester United dhe Bayern Munich, janë skuadrat më të popullarizuara në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube.

Sport

09/12/2014 17:53

Barcelona, Real Madridi, Manchester United, Bayern Munich, Chelsea, Liverpool janë ndër skuadrat më të popullarizuara në katër rrjetet sociale më të mëdha në botë: Facebook, Instagram Twitter dhe Youtube.

Duke krahasuar në këto katër rrjete sociale, është Facebooku ai që ka më shumë ndjekës dhe tifozë të skuadrave të ndryshme. Ai përmban në vete plotë 1.3 miliardë njerëz që ndjekin skuadra të ndryshme, duke përfshirë këtu plotë 500 milionë tifozë zyrtarë.

Skuadra që ka më shumë fansa në Facebook është Barcelona me diku rreth 80 milionë fansa. Në vendin e dytë është Real Madridi me 78.8 milionë fansa, ndërsa në vendin e tretë është skuadra angleze, Manchester United me 62.3 milionë fansa.

Të njëjtat skuadra janë dominuese edhe në Tëitter dhe në Instagram, të cilët janë blerë nga Facebooku në prill të vitit 2012 për 1 miliardë euro. Mbi 200 milionë njerëz, tashmë janë aktiv në Instagram duke i përcjellur skuadrat e tyre të preferuara.