Skuadrat me më së shumti tifozë në Evropë këtë sezon

Borussia Dortmund është skuadra me shikueshmërinë më të madhe në Evropë.

Sport

21/05/2018 20:32

Në fundjavën që shkoi, ligat kryesore përmbyllën sezonin 2017/2018.

Në sezonin që lamë pas, Borussia Dortmund edhe pse u rendit vetëm në vendin e katërt në Bundesligë, mbetet skuadra me më së shumti tifozë.

Këtë skuadër ka pasur 79 486 shikues për çdo ndeshje duke pasur të mbushur stadiumin më 98 për qind për çdo ndeshje.

Pas tyre vjen Bayern Munich, për të vazhduar me Manchester United, Barcelonën, Tottenhamin, Real Madridin, Schalken, Arsenalin, Celtic dhe Inter./Lajmi.net/