Skuadrat me mbrojtjen më të mirë në Europë

Skuadrat europiane nuk do të rikthehen në aksion për dy javë, për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve. Sidoqofotë, goal.com ka publikuar një listë me emrat e skuadrave që kanë mbrojtjen më të mirë në pesë ligat më të forta europiane.

Sport

11/11/2014 12:56

Bayern Munich, Juventus dhe Barcelona janë skuadrat që kanë mbrojtjen më të mirë në Europë, me Bayernin që qëndron para skuadrës italiane dhe djelmoshave të Luis Enriques.

Skuadra nga Allianz Arena ka pranuar vetëm tregola në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani, me një mesatare prej 0.27 goli për ndeshje.

Juventusi, ka një mesatare gjithashtu të mirë, me 0.36 gola për ndeshje, që do të thotë se Buffoni është dashur ta largojë topin nga rrjeta e tij, vetëm katër herë gjatë këtij sezoni.

Barcelona ka pranuar pesë gola në 11 ndeshje, që do të thotë se ka një mesatare prej 0.45 golave në një takim.

Southampton gjithashtu ka pranuar vetëm pesë gola dhe ka mbrojtjen më të mirë në Premier Ligë me një mesatare prej 0.45 golave në ndeshje. Sidoqoftë, ata renditen më poshtë se Barcelona, pasi Blaugranët kanë pranuar gol vetëm në tre takime, ndërsa Southampton në katër takime.

Lista vazhdon me skuadrat tjera si Monchengladbach, Roma, PSG, Nantes, Sampdoria, Wolfsburg, Valencia dhe Malaga të cilat gjithashtu kanë mbrojtje të mirë.