Skuadrat kosovare që do të luajnë në Evropë, duhet ta dinë këtë lajm nga UEFA

.

Sport

24/04/2018 17:55

Gjatë seminarit që UEFA e organizoi këto ditë,  për Ligën e Kombeve e ku morën pjesë drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë z. Artan Govori bashkë me menaxherin Rinor Havollin përveç njohurive për përgatitjen e garave në Ligën e Kombeve që nis me një format të tillë për herë të parë, u njoftuan edhe për ndryshimet në lidhje me kualifikimet e skuadrave kampione në Ligën e Kampionëve.

Kështu që në fazën e parë do të ketë gara parakualifikuese ndërmjet kampionëve kombëtar të ndara në grupe.

Së këndejmi skuadra kampione e këtij edicioni në Vala Superligën e Kosovës, do të bëjë gara në Gjibraltar ku në grup do të jenë veç kampionit nga mikpritësi Gjibraltari edhe kampioni i Andorrës , San Marinos dhe kampioni i Kosovës.

Ndeshjet do të zhvillohen në fund të muajt qershor në Gjibraltar dhe shorti do të hidhet para fillimit të garave. Fituesi nga ky grup do të vazhdojë kualifikimet e rregullta në bazë të fituesve të grupeve tjera.

Kjo është një risi që duhen ta kenë parasysh skuadra që do të shpallet kampion i Kosovës, në mënyrë që të jetë e përgatitur maksimalisht në të gjitha aspektet për këto gara.