Skuadrat favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Ndonëse është herët të flitet, mirëpo në goal.com është publikuar dhe lista e favoritëve për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

Sport

06/10/2014 23:19

Në goal.com janë publikuar dhe kuotat e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve, të cilat janë përgatitur nga kompania e njohur për baste sportive, bet365.

Kuota e Realit për të fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon është 4.50 ndërsa në vendin e dytë radhitet skuadra e Bayern Munich.

Barcelona dhe Chelseas ndajnë vendin e tretë pasi kanë kuota të njëjta për një triumf të mundshëm në Ligën e Kampionëve, 7.00.

Triumfi i PSG kuotohet me 13.00, ndërsa në fundin e kësaj liste me kuota shumë të larta janë skuadrat si Porto, Liverpooli apo edhe Athletic Bilbao.