Skuadra që e nisi për mrekulli Superligën, mbetet pa trajner

Trepça '89 ka mbetur pa trajner. Tekniku vushtrrias, Bekim Shotani, ka shkëputur kontratën me klubin "minator".

Sport

15/09/2016 16:39

Largimi i tij nga “Riza Lushta” erdhi për shkaqe familjare.

“Për shkaqe familjare, sot isha i detyruar që ta shkëpusë kontratën me Trepçën ’89. E falënderoj kryesinë, lojtarët dhe tifozët. Ju dëshiroj suksese”, deklaroi Shotani për “GazetaOlle.com”.

Shotani e drejtoi me shumë sukses 89-shin në katër xhirot e para, duke grumbulluar 9 pikë pas tri fitoreve dhe një disfate.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.