Skuadra nga Serie A po e transferon sulmuesin e Chelseas

Chelsea mund të humbet një lojtar tejet të talentuar në afatin e janarit.

Merkato

19/12/2018 12:10

Torino është duke tentuar ta transferoj Lucas Piazonin nga Chelsea.

Skuadra italiane ka raporte të mira me atë londineze, andaj mund ta transferoj sulmuesin në afatin që po vjen, përcjell “lajmi.net”.

Torino mund t’i marr shërbimet e Piazon për shumën e 6 milionë eurove.

Sulmuesi ka luajtur vetëm tre herë te Chelsea, pasi më shumë ka qëndruar në huazim, ndërsa aktualisht është i lënduar. /Lajmi.net/