Skuadra nga Serie A me transferim befasues nga Chelsea

Chelsea po mendon ta spastroj skuadrën nga disa lojtarë.

Merkato

31/12/2018 12:35

Chelsea i ka dhënë dritën e gjelbër Davide Zappacostas që të gjej një skuadër të re.

Lazio dëshiron ta transferoj mbrojtësin italian, pasi Martin Caceres ka vendosur të largohet, përcjell “lajmi.net”.

Klubi italian e do edhe Matteo Darmianin, por që Zappacosta është më lehtë i transferueshëm.

Për transferimin e mbrojtësit, Lazio duhet t’i paguaj Chelseas rreth 15 milionë euro. /Lajmi.net/