Skuadra nga Serie A e transferon falas Fabregasin

Milan vazhdon të insistojë për mesfushorin Cesc Fabregas.

Sport

16/11/2018 11:16

Reprezentuesi spanjoll ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Chelsean, dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga si lojtar i lirë nga ‘Stamford Bridge’.

Shumë skuadra evropiane janë duke e konsideruar mundësinë e transferimit të ish lojtarit të Barcelonës dhe Arsenalit.

Më serioze në këtë garë duket Milan, raporton Sky, përcjell ‘lajmi.net’.

Fabregas është pjesë e Chelsea që nga viti 2014, ku atëkohë ishte transferuar nga Jose Mourinho.

Në këto vite, përveç 134 paraqitjeve në fanellën ‘blu’, ai ka arritur të fitojë edhe dy tituj të Premierligës./Lajmi.net/