Skuadra nga Premierliga e kërkon Rashicën

Milot Rashica po shijon momentin më të mirë të tij te Werder Bremen.

Sport

13/02/2019 18:31

Anësori nga Kosova, në dimrin e vitit 2018 la Vitessen për të kaluar në Bundesligë te skuadra e Werder Bremen në Bundesligë.

Pjesa e parë e sezonit ishte e vështirë për djaloshin nga Vushtrria, që kishte pak minuta në dispozicion nga trajneri Kohfeld.

Por në sezonin e dytë, Rashica ka nisur të lë shenja me paraqitjet e tij te skuadra gjermane. Ai në ndeshjen e fundit ka shënuar dy gola në fitoren 3:0 ndaj Augsburg.

Paraqitjet e Rashicës nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga skuadrat tjera të Evropës.

Në mesin e tyre është edhe ajo nga Premierliga. ‘Calciomercato’ shkruan se Crystal Palace mund t’i dërgojë një ofertë Werder Bremen për anësorin e Kosovës./Lajmi.net/